Aktiviteti i rradhës nga Këshilli rinor i Komunës së Bogovinës
Më 17 Tetor 2022, në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit nën moton “SË BASHKU MUNDEMI”, u realizua me sukses panel diskutimi organizuar nga Këshilli rinor i Komunës së Bogovinës me mbështetje nga Komuna e Bogovinës me panelistë:
– Prof. Dr Nevzat Elezi – Dekan pranë FSHM-së në UT, – Dr. Vjollca Skenderi Neziri – Onkologe në Spitalin klinik të Tetovës, – Dr. Argjend Imeri – Radiolog në Spitalin klinik të Tetovës, – Dr. Fatmir Saliu – Kirurg në Spitalin klinik të Tetovës.Kryetari i Këshillit rinor lokal në takim me përfaqësuesen e fondacionit gjerman FRIEDRICH EBERT STIFTUNG
Kryetari i Këshillit rinor lokal pranë Komunës së Bogovinës, z. Diturim Xheladini priti në takim përfaqësuesen e fondacionit gjerman FRIEDRICH EBERT STIFTUNG, znj. Nita Starova për të parë mundësinë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme që kanë të bëjnë me rininë, problemet dhe zgjidhjen e atyre problemeve në Komunën e Bogovinës.
Meqenëse ne si komunë kemi nevojë për avancim dhe përfshirje të të rinjëve në aspektin e aktivizmit qytetar, në vazhdim na u dha mbështetje maksimale nga fondacioni gjerman për të realizuar trajnime dhe aktivitete nën koordinim me strategjinë tonë 2020-2025 për të rinjtë në komunën tonë.
Të rinjtë janë motori i shoqërisë sonë andaj jemi të përkushtuar që të punojmë në këtë drejtim – fuqizimi dhe mbështetje e të rinjëve – orientim dhe të përkushtuar drejt tregut të punës.
Punëtori me fëmijët e Komunës së Bogovinës
Dje, Këshilli Rinor Lokal pranë Komunës së Bogovinës realizoi punëtori në fshatin Bogovinë në vendin e quajtur “Qendra rekreative sportive” në kuadër të projektit “Iniciativa Lokale” bashkë me fëmijë të shkollave fillore të Komunës sonë, ku patëm për qëllim të mësojmë rreth reciklimit, dobitë e malit, natyrës dhe gjithë gjelbërimit.
Bashkë me fëmijët theksuam se ne dimë për reciklimin dhe punojmë në atë drejtim kështu që krijuam disa figura e objekte me plastikë e letër recikluese.
Këshilli Rinor Lokal punon dhe do vazhdojë të kontribuojë me fëmijët si dhe në mbrojtje të natyrës me të gjitha format e mekanizmat, por në fillim me edukimim e së ardhmes që janë FËMIJËT.
Falenderim për të gjithë pjesëmarrësit, gjëra të bukura po vijnë.
Aktivitet me rastin e Ditës së Europës – 9 Maj
Këshilli Rinor Lokal pranë Komunës së Bogovinës bashkë me Komunën, në mënyrë të suksesshme shënoi Ditën e Europës – 9 Majin, me panelistë të sferave të ndryshme. Për një gjë u pajtuam që të gjithë, për ne dielli lind në perëndim dhe ne duke u ngritur profesionalisht e duke u trajnuar jashtë vendit të mos harrojmë që të kthehemi në vendlindje, pasi ne i duhemi këtij vendi dhe anasjelltas.
Në shenjë respekti dhe mirënjohje, për panelistët u ndanë libra me motive kombëtare për të qenë një shtyllë e fortë për të mos i harruar rrënjët nga jemi, pavarësisht se ku do të na dërgojnë erëra të ndryshme.
Kryetari i Këshillit Rinor Lokal të Komunës së Bogovinës, z.Diturim Xheladini bashkë me të gjithë aktivistët dhe organizatorët falënderuan të gjithë për pjesëmarrjen në këtë event.
Aksioni ekologjik “Ta pastrojmë Komunën e Bogovinës”
Aksioni ekologjik “Ta pastrojmë Komunën e Bogovinës” nga Këshilli Rinor Lokal i Komunës së Bogovinës u realizua në mënyrë të suksesshme, bashkë me Komunën e Bogovinës si dhe me ndihmën e shkollave fillore edhe atë shkolla fillore “Abdyl Frashëri” – Bogovinë dhe shkolla fillore “Sabedin Bajrami” – Kamjan, nëpërmjet nxënësve të tyre dhanë kontributin e tyre, të cilët poashtu dhanë një mesazh tek njerëzit që të mos e ndotim ambientin, ta ruajmë atë dhe të kujdesemi pasi nuk kemi planet rezervë.
Poashtu këtij aksioni ju bashkangjitën edhe vullnetarët francez dhe gjerman, të cilët na ndihmuan dhe motivuan fëmijët për rëndësinë e natyrës – për gjithë atë që na rrethon.
Aksione të tilla dhe evente ku do të kenë për qëllim të rinjtë do të vazhdojmë edhe më tutje pasi sëbashku mund të bë gjëra të mëdha.
Të vazhdojmë të kujdesemi, për ambientin tonë, aty ku jetojmë dhe për atë që na rrethon!