Më 10.03.2020, kryetari i Komunës së Bogovinës realizoi takim me përfaqësuesit e UNDP-së, ku si temë themelore ishte shpallja e thirrjes për subvencionim të amvisërive që do të mbështeten për prezantimin e masave për efikasitet energjetik.
Qëllimet e thirrjes do të jenë masat për efikasitet energjetik që do të japin rezultate më të favorshme për sa i përket kritereve ekonomike, energjetike dhe ekologjike dhe në këtë mënyrë në plan afatgjatë pritet të zvogëlohet ndotja e ajrit.