Komuna e Bogovinës vazhdon me punime të ndryshme nëpër vendbanime, me qëllim të përmirësimit të kushteve jetësore të qytetarëve të kësaj Komune.

Ekipi i NPK “Sharri” gjatë këtyre ditëve ka intervenuar në aksin rrugor Pirok – Rakovec, në vendbanimin Bogovinë, poashtu edhe për vendosjen e aparatit për klorifikim të rezervuarit për ujë në vendbanimin Kamjan.