Më 12.11.2019, në Komunën e Bogovinës bëhet inaugurimi i asfaltimit të rrugës prej Swiss Center – Bogovinë deri në Sellarcë të Epërme. Projekti është mbështetur nga Agjencioni për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural dhe ka vlerë prej 11.228.040,00 denarë.
Z. Albon Xhemaili tha që në thirrjet e publikuara nga ana e Agjencionit për përkrahje financiare për bujqësi dhe zhvillim rural, Komuna e Bogovinës ka konkurruar me tri projekte të cilat i ka fituar dhe që të gjitha kanë të bëjnë me plane urbanistike, me qëllim të ngritjes së nivelit të infrastrukturës rrugore.
Në fund, kryetari i falënderoi të gjithë për prezencën e tyre.