Besnik Emshiu i lindur më 13.07.1964 në fshatin Bogovinë, arsimin fillor e kreu në vendlindje, ndërsa shkollimin e mesëm e ndoqi në gjimnazin e Tetovës “Kiril Pejcinoviq” në Tetovë , ku më vonë zhvendoset drejt Prishtinës për të ndjekur studimet e larta në Fakultetin Teknik në Prishtinë, në drejtimin e Makinerisë. Me profesion është Magjistër i Makinerisë.
Karrierën e filloi duke u punësuar për herë të parë në shkollën e mesme të mjekësisë “Nikolla Shtejn” në Tetovë ku dy vite punoi si profesor i matematikës , pastaj angazhohet në shkollën e mesme profesionale “Mosha Pijade” në Tetovë si profesor i lëndëve profesionale të makinerisë ku edhe sot është i angazhuar.
Më vonë nga viti 2010 deri në vitin 2012 emërtohet zëvendës drejtor i shkollës së mesme profesionale “Mosha Pijade” Tetovë.
Nga viti 2012 deri në vitin 2014 emërtohet koordinator i projektit për arsimimin e të rriturve në kuadër të shkollës “Mosha Pijade” për Komunën e Tearcës.
Nga viti 2014 deri në vitin 2016 emërtohet koordinator i projektit për arsimimin e te rriturve në kuadër të shkollës “Mosha Pijade” për Komunën e Tetovës.
Nga viti 2016 deri më sot angazhohet si profesor part-time në Fakultetin e Shkencave të Zbatuara të Tetovës në drejtimin e inxhinierisë së Komunikacionit.