Pas një sërë vendimesh të miratuara për përmirësimin e infrastrukturës komunale, ju njoftojmë se sot Komuna e Bogovinës fitoi grant nga ana e Ministrisë për punë dhe politikë sociale dhe mori pëlqim për financimin e hapjes së çerdhes në nivel komunal.
Ministria për punë dhe politikë sociale lajmëron që aplikimi i Komunës së Bogovinës për marrjen e një granti për krijimin e vendeve shtesë në institucionet parashkollore përmes ndërtimit të çerdheve të reja dhe përmes përmirësimeve dhe përshtatjeve të objekteve ekzistuese është përzgjedhur për financim.