Në takimin e sotshëm të kryetarit të Komunës së Bogovinës, z. Albon Xhemaili me përfaqësuesit e Odës së Turizmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut u nënshkrua memorandum bashkëpunimi në fushën e turizmit, për të zhvilluar dhe forcuar marrëdhëniet e tyre, në mënyrë që të arrihet një bashkëpunim i dobishëm.
Ky memorandum ka për qëllim shkëmbimin e përvojave të tërheqjes së turistëve, që poashtu paraqet një faktor të rëndësishëm për ekonominë e vendit.