FTESË DREJTUAR QYTETARËVE PËR PREZANTIM PUBLIK TË PROPOZIM BUXHETIT DHE RAPORTIT TË PUNËS NJË VJEÇARE
Qytetarë të respektuar,
Si rezultat i planeve të mia dhe bashkëpunëtorëve të mi për të rritur nivelin e transparencës në punën e Komunës së Bogovinës dhe në mënyrë që ju të bëheni pjesëmarrës aktiv dhe në mënyrë aktive të angazhoheni në debate që ndikojnë drejtpërdrejtë në interesat personale, grupore dhe kolektive, vendosëm që unë si propozues buxheti bashkë me kolegët e mi, të prezantojmë propozim buxhetin e Komunës së Bogovinës për vitin 2019 si dhe punët dhe projektet e realizuara brenda vitit 2018.
Prezantimi do të mbahet të premten (14 dhjetor 2018) duke filluar nga ora 18:00 në sallën e Këshillit të Komunës së Bogovinës në Kamjan.
Ftohen të gjithë qytetarët të marrin pjesë në prezantim dhe të japin vërejtje dhe sugjerime në lidhje me buxhetin.
Propozimet tuaja të arsyeshme do të merren në konsideratë, do të shqyrtohen dhe sipas mundësive do të përfshihen në buxhetin e komunës për vitin 2019.
Unë uroj që të gjithë ju do të jeni aktiv dhe do të kontribuoni gjatë këtij procesi si rezultat i së cilit do jetë mirëqenia e të gjithë qytetarëve të Komunës së Bogovinës.
Me respekt,
Albon Xhemaili
Kryetar i Komunës së Bogovinës