Manifestimi i ditës së themelimit të Komunës dhe prezantimi i propozim – buxhetit për vitin 2026

Më 26.12.2025, në Ditën e Komunës, u festua historia, puna dhe bashkëpunimi që na bashkon si komunitet. Kjo ditë është një mundësi për të reflektuar mbi arritjet dhe për të parë me përgjegjësi drejt së ardhmes.
Me këtë rast, u  prezentua edhe projekt-buxhetin për vitin 2026. Ky dokument është ndërtuar mbi parimin e transparencës, duke synuar që çdo qytetar të ketë informacion të qartë se si planifikohen dhe përdoren fondet publike. Buxheti pasqyron prioritetet tona për zhvillim, shërbime më të mira dhe mirëqenie për të gjithë.
Të pranishmit morën pjesë aktive dhe shprehën mendimin kritik dhe sugjerimet e tyre. Vetëm përmes dialogut të hapur dhe përfshirjes qytetare mund të marrim vendime më të drejta dhe më efektive.
Faleminderit për besimin dhe angazhimin e të gjithë pjesëmarrësve. Së bashku, ndërtojmë një komunë më të fortë dhe më transparente.

Ftesë

FTESË PËR QYTETARËT E KOMUNËS SË BOGOVINËS

Me rastin e Ditës së Komunës së Bogovinës, Kryetari i Komunës ju fton të merrni pjesë në shënimin e kësaj dite të rëndësishme, si dhe në prezantimin publik të Propozim-Buxhetit për vitin 2026.

📅 26 Dhjetor 2025

⏰ Ora 19:00

📍 Restaurant Floar – Bogovinë

Ky është një moment për të reflektuar mbi rrugëtimin e komunës sonë dhe për të ndarë së bashku vizionin, prioritetet dhe investimet që do të realizohen në vitin e ardhshëm.

🔹 Buxhet i ndërtuar mbi nevojat reale të qytetarëve

🔹 Investime konkrete për zhvillimin e komunës

🔹 Zëri i qytetarëve në qendër të vendimmarrjes

📌 Prania juaj është e rëndësishme.

📌 Buxheti është i juaji.

📌 Zhvillimi ndërtohet së bashku.

Ju mirëpresim!

Ftesë për pjesëmarrje në planifikimin e buxhetit të Komunës së Bogovinës për vitin 2026

Të nderuar qytetarë,
Ju ftoj që të bëheni pjesë e planifikimit të Buxhetit të Komunës për vitin e ardhshëm!
Duke filluar nga dt. 16 Dhjetor (e martë) deri më dt. 22 Dhjetor (e hënë) 2025, komuna do të mirëpret të gjitha propozimet, idetë apo projektet që Ju mendoni se duhet të përfshihen në buxhetin e vitit 2026!
Propozimet mund ti dërgoni në faqen zyrtare në facebook, në email adresën: info@komunabogovine.gov.mk ose personalisht në komunë, qoftë në formë të shkruar apo verbalisht!
Ju mirëpresim!
Me respekt,
Feti Abazi