Dje në shkollën fillore “Sami Frashëri” në Pirok, u inspektuan nga afër tualetet e reja të shkollës. Deri para pak kohësh, ato ndodheshin në një gjendje të mjerueshme, duke krijuar vështirësi për nxënësit dhe stafin mësimor.
Falë projektit të realizuar nga Komuna, i cili u përfshi si prioritet në planin e investimeve, këto ambiente janë rindërtuar dhe rinovuar plotësisht, duke ofruar kushte moderne, të pastra dhe të sigurta për çdo fëmijë.
Ky investim është pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm për përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe krijimin e një mjedisi të shëndetshëm për zhvillimin e nxënësve.
Tashmë, nxënësit e “Sami Frashërit” mund të ndihen më të motivuar për të mësuar në kushte të denja e bashkëkohore.

