Aksioni për mbjelljen e fidanëve

Sot, kryetari i Komunës së Bogovinës bashkë me ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor z. Naser Nuredini, ambasadoren e Zvicrës znj. Veronik Ullman, përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së z. Armen Grigorjan u bashkuan në aksionin për mbjelljen e fidanëve në Bogovinë.

Përmes këtij aksion, kemi për qëllim të ngrisim vetëdijen dhe të zhvillojmë shprehitë pozitive tek nxënësit dhe moshat e reja sepse ruajtja e mjedisit është vlerë.

Në këtë aksion të përfshira ishin shkollat “Sami Frashëri” nga fshati Pirok, “Abdyl Frashëri” nga fshati Bogovinë, “Sabedin Bajrami” nga fshati Kamjan, “Dervish Cara” nga Pallçishti i Poshtëm dhe “Liria” nga fshati Zherovjan.

Kujtojmë se aksioni është në kuadër të projektit për përmirësimin e rezistencës ndaj përmbytjeve në rajonin e Pollogut.

Njoftim për aktivitetin vijues nga Këshilli rinor i Komunës së Bogovinës

Këshilli rinor i Komunës së Bogovinës në bashkëpunim me fondacionin gjerman Friedrich-Ebert-Stiftung Skopje realizon trajnim dy ditor më datë 26 dhe 27 Nëntor 2022 (dita e shtunë dhe e diel) edhe atë për:

-Lidership

-Komunikimi publik

-Si të shkruajmë CV?

-Si të shkruajmë letër motivuese?

-Intervistë për punë

*Trajnimi do të realizohet në zyrat e Këshillit Rinor në fshatin Pallçisht.

*Numri është i kufizuar.

Për detaje tjera rreth agjendës dhe mbarëvajtjes së trajnimit do të kontaktoheni nëpërmjet emailit që do e shënoni më poshtë (do të komunikohen vetëm ata që do të pranohen).

Info:

E-mail: youthcouncilbogovinje@gmail.com

Tel: +38970543276

* APLIKONI

Ministri z. Jeton Shaqiri inspektoi punimet në shkollën fillore “Sabedin Bajrami”

Kryetari i Komunës së Bogovinës bashkë me ministrin e arsimit dhe shkencës, z. Jeton Shaqiri inspektuan nga afër punimet që janë kryer për rikonstruim në SH.F.K. “Sabedin Bajrami”, në fshatin Kamjan, si pjesë e shkollave në të cilat Ministria e arsimit dhe shkencës do të sigurojë përmirësimin e infrastrukturës për një cilësi më të mirë të procesit arsimor.

Sipas projektit që mbështetet nga Banka Europiane për rindërtim dhe zhvillim, në shkollën fillore “Sabedin Bajrami” është planifikuar rregullimi i fasadës, ambienteve sanitare, termoizolimi i çatisë dhe vendosja e rampës për lëvizje të personave me aftësi të kufizuara.