Projekti i ujësjellësit në vendbanimin Pallçisht

Në hapësirat e Komunës së Bogovinës, sot kryetari z. Besnik Emshiu zhvilloi takim pune me zv. ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, z. Bekim Rexhepi.

Në takim u diskutua për projektin e ujësjellësit në vendbanimin Pallçisht, projekt i cili është aprovuar nga Banka Europiane e Investimeve nëpërmjet Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.

Vlera e përgjithshme e projektit të ujësjellësit të vendbanimit Pallçisht është 19.002.667,00 denarë.

Z. Besnik Emshiu mirëpriti në takim pune kryetarin e Komunës së Shtimes

Kryetari i Komunës së Bogovinës, z. Besnik Emshiu mirëpriti në takim pune kryetarin e Komunës së Shtimes, z. Qemajl Aliu. Në këtë takim u shqyrtua mundësia e bashkëpunimit ndërkufitar (IPA fonde) për projektet e rradhës ndërmjet dy komunave.

Bashkëpunimet e tilla të qëndrueshme janë të nevojshme për të përmirësuar cilësinë e menaxhimit të komunave, si dhe të rëndësishme për mirëqenien e të gjithë qytetarëve.

Kryetari i Komunës së Bogovinës priti në takim nënkryetarin e Federatës së sporteve shkollore

Sot, kryetari i Komunës së Bogovinës priti në takim nënkryetarin e Federatës së sporteve shkollore Mustaf Aliu, me bashkëpunëtorin Bujar Ibrahimi, ku u diskutua bashkëpunimi i deritanishëm si dhe realizimi i aktiviteteve në të ardhmen. Gjithashtu, u ndajtën mirënjohje për mysafirët në shenjë respekti për bashkëpuninim si dhe për Klubet shkollore komunale të cilët morën pjesë në Garat komunale në futsall.
Komuna e Bogovinës më datë 23.03.2022 do të jetë nikoqir i Garave regjionale në futsall, të cilat do të zhvillohen në sallën e SHFK “Sabedin Bajrami” – Kamjan dhe do të përfaqësohet me Klubin shkollor “Minir Isaku” – Pirok, i cili e mori vendin e parë në Garat komunale.
 

Z. Besnik Emshiu priti në vizitë ambasadorin e UNDP-së

Sot, në hapësirat e Komunës së Bogovinës kryetari z. Besnik Emshiu priti në vizitë ambasadorin e UNDP-së, z. Armen Grigoryan.
Takimi u realizua në bazë të Projektit për përmirësimin e rezistencës ndaj vërshimeve në rajonin e Pollogut, projekt ky që është i financuar nga Ambasada e Zvicrës.
Komuna e Bogovinës do të vazhdojë me implementimin e të gjitha aktiviteteve të parapara në kuadër të këtij projekti.

Gara komunale në bashkëpunim me Federatën e sporteve shkollore

Më 17.03.2022, në sallën sportive të SHFK “Sabedin Bajrami” – Kamjan u zhvilluan garat komunale në bashkëpunim me Federatën e sporteve shkollore me nxënësit e klasave të gjashta dhe të shtata.
Në këto aktivitete ishin pjesëmarrës:
1. KSSH “Minir Isaku” – Pirok
2. KSSH “Blerim Xhemaili” – Bogovinë
3. KSSH “Dervish Cara” – Pallçisht
4. KSSH “Sabedin Bajrami” – Kamjan
5. KSSH “Rinia” – Zherovjan.
Vendi i parë: KSSH “Minir Isaku” – Pirok
Vendi i dytë: KSSH “Blerim Xhemaili” – Bogovinë
Vendi i tretë: KSSH “Dervish Cara” – Pallçisht.
Në fund, u ndajtën mirënjohje për pjesëmarrësit si dhe kupa për fituesin.
Falenderojmë Federatën e sporteve shkollore me përfaqësues Bujar Ibrahimi për bashkëpunimin.

Marrëveshja ndërkufitare “Për mbrojtje nga zjarri”

Më 04.03.2022, kryetari i Komunës së Bogovinës nënshkruajti në mënyrë solemne marrëveshjen ndërkufitare “Për mbrojtje nga zjarri” me Komunën e Vrapçishtit, Komunën e Çerrikut nga Shqipëria dhe organizatën joqeveritare “Caritas”, poashtu nga Shqipëria.

Ky projekt kapital i financuar nga fondet e BE-së, ka të bëjë me ndërtimin e një departamenti për mbrojte nga zjarret që do të jetë i përbashkët me Komunën e Vrapçishtit. Kryetari poashtu përshëndeti përfaqësuesit e Komunave dhe njëherit theksoi rëndësinë e këtij projekti në parandalimin dhe detektimin e zjarreve në territorin e Komunës sonë.