Seanca e katërt e Këshillit të Komunës së Bogovinës

Sot, në Sallën e Këshillit në Kamjan është mbajtur seanca e katërt me rradhë e Këshillit të Komunës së Bogovinës. Në rend dite ishte edhe Buxheti për vitin 2022, i cili u miratua me 16 vota pro, 1 të përmbajtur dhe 2 kundër.

Kryetari i Komunës së Bogovinës falënderoi të gjithë këshilltarët për ndihmën dhe bashkëpunimin, duke shpresuar që bashkërisht të realizojmë projekte të ndryshme në Komunën e Bogovinës me qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve.

Takimi i kryetarit të Komunës me kryetarët e bashkësive lokale

Sot, kryetari i Komunës së Bogovinës mbajti mbledhje me kryetarët e bashkësive lokale dhe me përfaqësues të policisë.
Në mbledhje u diskutua për gjendjen e sigurisë në Komunë, mirëmbajtjen e rrugëve gjatë stinës së dimrit, dëmet nga fishekzjarret të cilat përdoren me shumicë për festat e fundvitit si dhe situata aktuale me COVID-19.

Mbledhja konstituive e Këshillit për Zhvillim të Rajonit të Pollogut

Dje, në sallën për takime pune Mercure në Tetovë është mbajtur mbledhja konstituive e Këshillit për Zhvillim të Rajonit të Pollogut. Në mbledhje ishte prezent edhe kryetari i Komunës së Bogovinës, z. Besnik Emshiu.

Në këtë takim tema kryesore ishte “Menaxhimi me mbeturinat e forta në rajonin e Pollogut”, si dhe u prezantua projekti për menaxhim me qentë endacak në rajonin e Pollogut.

Kryetari z. Besnik Emshiu prezent në takimin e organizuar të ILPP-së

Dje, kryetari i Komunës së Bogovinës z. Besnik Emshiu ishte prezent në takimin e organizuar nga Instituti për Lidership dhe Politika Publike.  Komuna e Bogovinës është e përfshirë në projektin “Rritja e pjesëmarrjes së gruas në politikë në Maqedoninë e Veriut”, mbështetur nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Shkup, ku si qëllim kryesor është mbështetja e grave në pozita vendim-marrëse dhe politikë-bërëse në rajonin e Pollogut.

Kryetari i Komunës tha se do të jep angazhimin e tij që gjinia femërore të përfaqësohet në nivel sa më të lartë lokal dhe atë shoqëror.