Ambasadorja britanike në vend, Rachel Galloway vizitoi Komunën e Bogovinës

Për herë të parë ambasadorja britanike Rachel Galloway vizitoi Komunën e Bogovinës ku u mirëprit nga kryetari aktual i kësaj komune Besnik Emshiu. Gjatë takimit një pjesë e bisedës iu kushtua mundësive për bashkëpunim si në sferën e infrastrukturës dhe atë të arsimit. Bashkëbiseduesit shprehën gadishmëri dhe vullnet të madh për bashkpunim për të mirën dhe në dobi të qytetarëve si dhe përmirësimin e jetës së tyre.

Seanca e parë konstituive e Këshillit të Komunës

Sot është mbajtur seanca e parë konstituive e Këshillit të Komunës së Bogovinës, gjatë kësaj seance u verifikuan mandatet 19 anëtarëve të përzgjedhur të Këshillit ndërsa si kryesues i Këshillit është emëruar Ilir Elezi.

Në seancë gjithashtu u diskutua për të gjitha pikat e rendit të ditës.