Vazhdojnë projektet infrastrukturore në Komunën e Bogovinës.
Gjatë kësaj jave është punuar në ndërtimin e dy rrugëve edhe atë në vendbanimin Kamjan dhe Siniçan.
Ndërkaq, punimet kanë përfunduar.
Vazhdojnë projektet infrastrukturore në Komunën e Bogovinës.
Gjatë kësaj jave është punuar në ndërtimin e dy rrugëve edhe atë në vendbanimin Kamjan dhe Siniçan.
Ndërkaq, punimet kanë përfunduar.
Vazhdojnë në mënyrë intensive punimet për ndërtimin e kanalizimit fekal në Komunën e Bogovinës.
Ky kanalizim që është me gjatësi prej L= 28.045 km, fillon në parcelën 27/1 më saktësisht në vendin e ashtuquajtur “Kodra” në vendbanimin Bogovinë ndërsa shpërndahet dhe përfundon në dy pika edhe atë në rrugën e fushës për në vendbanimin Sëllarcë e Epërme dhe në vendin e ashtuquajtur “Prekovec”.Për këtë kanalizim do të përdoren gypa prej 250 diametër deri në 600 diametër. Vlera e projektit në fjalë vetëm për vendbanimin Bogovinë është 144,000,000.00 denarë ose 2,330,097.09 euro.
Vazhdojnë aktivitetet për mirëmbajtjen e ambientit jetësor në Komunën e Bogovinës.
Këtë javë janë realizuar pastrime të hapësirave publike në vendbanimet Kamjan dhe Pallçisht të Poshtëm.
Veprat flasin vetë!
Komuna e Bogovinës sapo ka përfunduar punimet në ndërtimin e një rruge, e kësaj radhe në vendbanimin Sellarcë e Epërme.
Sot kryetari i Komunës Albon Xhemaili ishte në këtë vendbanim për të inspektuar përfundimin e punimeve në ndërtimin e kësaj rruge.
Infrastruktura prioritet në Komunën e Bogovinës.
Një lajm i shumëpritur për të gjithë qytetarët e Komunës së Bogovinës është edhe fillimi i punimeve për kanalizimin fekal në vendbanimet e Komunës.
Njoftohen qytetarët se nesër do të fillojnë punimet në vendbanimin Kamjan dhe poashtu, ditëve në vazhdim do të fillojnë punimet për kanalizimim fekal edhe në vendbanimin Bogovinë.