Saktësisht, 4 muaj më herët në Komunën e Bogovinës ishte prezent zëvendës ambasadori i Ambasadës së Gjermanisë në Shkup, me të cilin u diskutua dhe u vendos rreth një kofinancimi për një makineri të re.
Andaj sot, Komuna e Bogovinës u furnizua me këtë makineri pra, me një traktor i cili do t’i shërbejë kësaj Komune për të kryer aktivitetet e nevojshme në terren.
