Në kuadër të projektit për efikasitet energjetik, në bashkëpunim me UNDP-në, filluan punimet për izolimin e kulmit (çatisë) dhe plafoneve të shkollës fillore “Abdyl Frashëri”.
Komuna e Bogovinës do të vazhdojë me investime të ndryshme në shkollat e vendbanimeve, gjithmonë duke synuar ofrimin e kushteve më të mira për nxënësit gjatë procesit edukativo-arsimor.