1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer>

Faza e parë e projektit për ndryshime klimatike

pdfShtypEmail

10293556_683255718377811_3845808082406705665_o

Në komunën e Bogovinës u realizua takimi i parë publik për përpilimin e strategjisë komunale për ndryshimet klimatike.

Në partneritet me Shoqatën për Zhvillim Lokal Rural komuna e Bogovinës fitoi mundësinë për të qenë ndër komunat e para në Maqedoni të cilat do të përgatitin strategji lokale për ndryshime klimatike. Aktivitetet për përgatitje të një strategjie të këtillë janë të mbështetura nga projekti i USAID-it për strategji komunale për ndryshime klimatike dhe i cili projekt implementohet nga ana e Milieukontaktit-Maqedoni.

Në këtë takim përveç prezantimit të rezultateve të anketave të plotësuara nga qytetarët për pesë burimet më të rëndësishme në komunën e Bogovinës poashtu u formuan edhe grupet punuese për ndjekjen e procesit të realizimit të projektit dhe të cilët njëkohësisht do të kenë të drejtë që të japin propozime për ate se cilat janë projekte më  me prioritet për ata si qytetarë.

Aktvendim

Aktvendim për vlerësim strategjik të mjedisit jetësor për P.U  f.Zherovjan Blok.7 P.N.7.1.kk

001Shkarko

Live Qendra

Live Stream

Shikimet e përmbajtjes : 830496