1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer>

Vizitë nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale

pdfShtypEmail

90383e5b0179c15f27bed70206fa440e0ce806100ef2942b63b9c7f905b665eeKryetari i komunës së Bogovinës z. Hazbi Idrizi dhe stafi i komunës pritën delegacion nga Kosova-Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale, përfaqësues të gjashtë komunave dhe atë: Prizren, Gjilan, Klinë, Shterpcë, Podujevë dhe  Graçanicë.

 Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale ofron një program substancial në fushën e qeverisjes lokale e cila njihet si Akademia për Qeverisje Lokale e para e këtij lloji në Republikën e Kosovës. Akademia për Qeverisje Lokale është e dizajnuar të shërbejë si platformë dhe mënyrë e edukimit  joformal për lider komunal të qeverisjes lokale.

Në këtë program trajtohen tema të cilat ndërlidhen me relacionet ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal. Mbi të gjitha trajtohen çështjet dhe politikat programore të cilat stimulojnë zhvillimin e pushtetit lokal dhe decentralizimin në vend.

Në kuadër të këtij programi janë 40 anëtarë: kryetarë dhe nënkryetarë komunash, kryetarë të kuvendeve komunale, kurse pjesëmarrësit tjerë janë nga niveli i drejtorëve dhe shefa të grupeve parlamentare.

Qëllimi i kësaj vizite të këtij Instituti ishte takim me Kryetarin e komunës, njoftim me punët dhe shërbimet të cilat ofrohen në komunë, si dhe sukseset dhe sfidat gjatë procesit të punës.   


Projekti i USAID-it për zgjerim të bizneseve të vogla dhe të mesme

pdfShtypEmail

fotografija_61Në vazhdën e projektit të USAID-it për përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, një përkrahje e tillë iu dha edhe Faton Ismailit, nga v.b. Sellarcë e Epërme, veprimtaria e të cilit është grafikë – dizajn. Përkrahja nga ana e USAID-it ishte në natyrën e mjeteve themelore, me anë të të cilave, sipas Faton Ismailit, do zgjerohet biznesi, do rritet efektiviteti dhe efikasiteti në punë, për rrjedhojë do dyfishohet edhe fitimi. Si rezultat i kësaj, parashihet edhe mundësia e punësimeve shtesë.

Si kundërshpërblim, nga ana e USAID-it u kërkua që Faton Ismaili të mbajë trajnim pesë ditor, pjesa teorike e të cilave u mbajt në hapësirat e komunës së Bogovinës në v.b. Kamjan, gjegjësisht në zyrat e Biznes Inkubatorit dhe Sallës së Këshillit, ndërsa pjesa praktike do mbahet në punëtorinë e Faton Ismailit, në v.b. Sellarcë e Epërme.

Nënshkrimi i kontratës për realizim të projektit për ndërtimin e qendrës (unazës) në v.b. Pirok

pdfShtypEmail

1390508_640758302642089_134238151_nMë datë 10.03.2014 në komunën e Bogovinës u lidh Kontrata mes operatorit ekonomik SH.A. “Pellagonija”-Gostivar  dhe komunës së Bogovinës   për realizim të projektit për ndërtimin e  qendrës (unazës) në v.b. Pirok .

Vlera e këtij projekti arrin 5.012.640,00 den, mjetet për realizim të këtij projekti janë të siguruara nga buxheti i komunës.

Punët për realizim të këtij projekti do të fillojnë në fund të muajit mars 2014.

 

Faqe 10 nga 50

Aktvendim

Aktvendim për vlerësim strategjik të mjedisit jetësor për P.U  f.Zherovjan Blok.7 P.N.7.1.kk

001Shkarko

Live Qendra

Live Stream

Për Opinion


Kopertina

mken

Buxheti-2015

mk

kopertina_maj-2012

Kopertina

Raporti kopertina

Kopertna1

St-Shqip Untitled

Kush është në linjë

Kemi 38 vizitorë n'linjë
Shikimet e përmbajtjes : 851843