1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer>

Faza e parë e projektit për ndryshime klimatike

pdfShtypEmail

10293556_683255718377811_3845808082406705665_o

Në komunën e Bogovinës u realizua takimi i parë publik për përpilimin e strategjisë komunale për ndryshimet klimatike.

Në partneritet me Shoqatën për Zhvillim Lokal Rural komuna e Bogovinës fitoi mundësinë për të qenë ndër komunat e para në Maqedoni të cilat do të përgatitin strategji lokale për ndryshime klimatike. Aktivitetet për përgatitje të një strategjie të këtillë janë të mbështetura nga projekti i USAID-it për strategji komunale për ndryshime klimatike dhe i cili projekt implementohet nga ana e Milieukontaktit-Maqedoni.

Në këtë takim përveç prezantimit të rezultateve të anketave të plotësuara nga qytetarët për pesë burimet më të rëndësishme në komunën e Bogovinës poashtu u formuan edhe grupet punuese për ndjekjen e procesit të realizimit të projektit dhe të cilët njëkohësisht do të kenë të drejtë që të japin propozime për ate se cilat janë projekte më  me prioritet për ata si qytetarë.


Hapja e çerdhes në komunën e Bogovinës

pdfShtypEmail

ylli221Në Bogovinë u bë hapja e çerdhes për fëmijë  me vendim të Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale, e cila ka kapacitet për 25 nxënës prej moshës 3-6 vjeçare.

 Në hapjen e çerdhes morrën pjesë udhëheqësia e çerdhes, përfaqësues nga komuna e Bogovinës dhe përfaqësues nga komuna e Tetovës.

Vizitë nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale

pdfShtypEmail

90383e5b0179c15f27bed70206fa440e0ce806100ef2942b63b9c7f905b665eeKryetari i komunës së Bogovinës z. Hazbi Idrizi dhe stafi i komunës pritën delegacion nga Kosova-Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale, përfaqësues të gjashtë komunave dhe atë: Prizren, Gjilan, Klinë, Shterpcë, Podujevë dhe  Graçanicë.

 Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale ofron një program substancial në fushën e qeverisjes lokale e cila njihet si Akademia për Qeverisje Lokale e para e këtij lloji në Republikën e Kosovës. Akademia për Qeverisje Lokale është e dizajnuar të shërbejë si platformë dhe mënyrë e edukimit  joformal për lider komunal të qeverisjes lokale.

Në këtë program trajtohen tema të cilat ndërlidhen me relacionet ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal. Mbi të gjitha trajtohen çështjet dhe politikat programore të cilat stimulojnë zhvillimin e pushtetit lokal dhe decentralizimin në vend.

Në kuadër të këtij programi janë 40 anëtarë: kryetarë dhe nënkryetarë komunash, kryetarë të kuvendeve komunale, kurse pjesëmarrësit tjerë janë nga niveli i drejtorëve dhe shefa të grupeve parlamentare.

Qëllimi i kësaj vizite të këtij Instituti ishte takim me Kryetarin e komunës, njoftim me punët dhe shërbimet të cilat ofrohen në komunë, si dhe sukseset dhe sfidat gjatë procesit të punës.   

 

Faqe 9 nga 50

Aktvendim

Aktvendim për vlerësim strategjik të mjedisit jetësor për P.U  f.Zherovjan Blok.7 P.N.7.1.kk

001Shkarko

Live Qendra

Live Stream

Për Opinion


Kopertina

mken

Buxheti-2015

mk

kopertina_maj-2012

Kopertina

Raporti kopertina

Kopertna1

St-Shqip Untitled

Kush është në linjë

Kemi 57 vizitorë n'linjë
Shikimet e përmbajtjes : 787777