1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer>

Nënshkrimi i Memorandumit për Bashkëpunim me USAID-in

pdfShtypEmail

Nënshkrimi i Memorandumit për Bashkëpunim me USAID-in

Në objektin e komunës së Bogovinës në Kamjan është bërë nënshkrimi i Memorandumit për bashkëpunim me USAID-in, gjegjësisht, fondin e USAID-it për zgjerimin e bizneseve të vogla dhe të pëkrahjen e grave dhe të rinjëve në zhvillimin e bizneseve të tyre mesme për.

Qëllimi i nënshkrimit të këtij Memorandumi është që ti shtohen mjete financiare këtij fondi (10.000 $ nga komuna e Bogovinës)  që të përkrahen sa më shumë biznese nëpër rajonin e Pollogut, përndryshe deri më tani në komunën e Bogovinës janë përkrahur tetë iniciativa të lëmive të ndryshme.

Pas nënshkrimit të Memorandumit u bë hapja solemne e shoqatës(klubit) të grave ku pjesëmarrës ishin Ambasadori i Amerikës Paul D. Wohlers dhe Marry J. Wohlers i cili klub ka të parapara këto aktivitete:

-           Hapja e këndit për lojra për fëmijë,

-          Hapësirë për të ekspozuar veshje tradicionale të punuara me dorë nga gratë e vendbanimeve të kësaj komune,

-          Hapësirë për të ekspozuar ushqime tradicionale të përgatitura nga gratë e vendbanimeve të kësaj komune,

-          Do të shërbejë për organizime të llojit si: mbrëmje për filma,

-          Do të shërbejë për ligjerata për tema të cilat do të jenë në interes të grave si psh: barazia gjinore, përforcimi ekonomik i grave nëpër vendet rurale, prezantime të shembujve të suksesshëm të grave sipërmarrëse, organizim të fushatave informative për uljen e dhunës në familje, promovim i aktivizmit femëror në zonat rurale, organizim të panaireve për arritje të grave afariste, tribuna në komunitetet lokale me qëllim të edukimit të grave për të drejtat dhe mundësitë e tyre etj.

 

Aktvendim

Aktvendim për vlerësim strategjik të mjedisit jetësor për P.U  f.Zherovjan Blok.7 P.N.7.1.kk

001Shkarko

Live Qendra

Live Stream

Shikimet e përmbajtjes : 830514