1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer>

Vizitë nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale

pdfShtypEmail

90383e5b0179c15f27bed70206fa440e0ce806100ef2942b63b9c7f905b665eeKryetari i komunës së Bogovinës z. Hazbi Idrizi dhe stafi i komunës pritën delegacion nga Kosova-Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale, përfaqësues të gjashtë komunave dhe atë: Prizren, Gjilan, Klinë, Shterpcë, Podujevë dhe  Graçanicë.

 Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale ofron një program substancial në fushën e qeverisjes lokale e cila njihet si Akademia për Qeverisje Lokale e para e këtij lloji në Republikën e Kosovës. Akademia për Qeverisje Lokale është e dizajnuar të shërbejë si platformë dhe mënyrë e edukimit  joformal për lider komunal të qeverisjes lokale.

Në këtë program trajtohen tema të cilat ndërlidhen me relacionet ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal. Mbi të gjitha trajtohen çështjet dhe politikat programore të cilat stimulojnë zhvillimin e pushtetit lokal dhe decentralizimin në vend.

Në kuadër të këtij programi janë 40 anëtarë: kryetarë dhe nënkryetarë komunash, kryetarë të kuvendeve komunale, kurse pjesëmarrësit tjerë janë nga niveli i drejtorëve dhe shefa të grupeve parlamentare.

Qëllimi i kësaj vizite të këtij Instituti ishte takim me Kryetarin e komunës, njoftim me punët dhe shërbimet të cilat ofrohen në komunë, si dhe sukseset dhe sfidat gjatë procesit të punës.   

Aktvendim

Aktvendim për vlerësim strategjik të mjedisit jetësor për P.U  f.Zherovjan Blok.7 P.N.7.1.kk

001Shkarko

Live Qendra

Live Stream

Shikimet e përmbajtjes : 851863