1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer>

Vazhdojnë aktivitetet në infrastrukturën shkollore në komunën e Bogovinës

pdfShtypEmail

 

DSC00148

 

Filluan punët rreth rikonstruimit, instalimit të nxemjes qendrore, instalimit të rrymës elektrike dhe suvatimit të brendshëm të godinës shkollore “Liria”- Zherovjan- komuna e Bogovinës.

Komuna e Bogovinës fitoi projekt nga USAID-i “Integrimi Ndëretnik në Arsim”- projekt ky i cili ka për qëllim që të informojë opinionet dhe bashkësitë, aftësimin e arsimtarëve, udhëheqësisë, drejtorisë së shkollave dhe të punësuarve në komuna-përgjegjësve të arsimit, nxitjen e bashkësive vendore dhe shkollore etj.

DSC00149Ky projekt i mbështetur nga USAID-i dhe Komanda e Shteteve të Bashkuara në Europë, do të ndihmojë në ngritjen e vetëdijes, përmirësimin e infrastrukturës shkollore me çka do të krijohen kushte më të mira në procesin edukativo-arsimor.

Projekti mbështetet financiarisht edhe nga komuna e Bogovinës. Ky investim arrin vlerën e 2 miljon denarëve ku 60% e mjeteve jepen nga USAID-Komanda e Shteteve të Bashkuara në Europë dhe 40% nga komuna e Bogovinës.

Afati i realizimit të punëve është përafërsisht një muaj.

DSC00152Komuna e Bogovinës nga donatorët e jashtëm dhe nga buxheti i saj brenda këtij mandati ka rikonstruuar 7 objekte shkollore duke filluar nga fshatrat e malësisë: sh.f “11 Tetori”-Novosellë në të cilën është bërë rikonstruimi i objektit shkollor, instalimi i nxemjes qendrore dhe fasadimi i objektit, në sh.f. “Sabedin Bajrami” - Kamjan instalimi i nxemjes qendrore, “Sami Frashëri” –Pirok instalimi i nxemjes qendrore, rikonstruimi dhe fasadimi i objektit shkollor , “Dervish Cara” –Pallçisht rikonstruimi dhe fasadimi i objektit shkollor dhe instalimi i nxemjes qendrore, në sh.f . të ciklit të ulët “Sabedin Bajrami” -Kamjan rikonstruimi i objektit shkollor dhe instalimi i nxemjes qendrore dhe fasadimi i objektit, ndërtimi i godinës së re shkollore të sh.f. “Abdyl Frashëri” në vendbanimin Sellcë e Keç, dhe shkolla e fundit “Liria” - Zherovjan në të cilën edhe janë duke u zhvilluar aktivitetet rreth rikonstruimit, instalimit të nxemjes qendrore, instalimit të rrymës elektrike dhe suvatimit të brendshëm të godinës shkollore.

Me këtë projekt komuna e Bogovinës finalizon projektet në sferën e arsimit duke krijuar kushte më të mira për nxënësit për një proces edukativo-arsimor më efikas, më bashkëkohor dhe më modern.

Aktvendim

Aktvendim për vlerësim strategjik të mjedisit jetësor për P.U  f.Zherovjan Blok.7 P.N.7.1.kk

001Shkarko

Live Qendra

Live Stream

Shikimet e përmbajtjes : 818571