1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer>

UDHËZIM

pdfShtypEmail


UDHËZIM

Për marrjen e lejes për ndërtim të objekteve të cilët në kuadër të IPARD programës ndërtohen në tokë      ndërtimore për të cilën është sjellë dokumentacioni planor-urbanistik

 

  • Dokumentet e nevojshme

Për marrjen e lejes për ndërtim investitori parashtron kërkesë me shkrim (formulari i kërkesës është i vërtetuar me Rregulloren për formën dhe përmbajtjen e lejes për ndërtim e shpallur në Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë nr. 24/11) deri te komuna e Bogovinës.

Me kërkesën dorëzohen edhe dokumenetet në vijim:  

1. Çertifikatë nga dokumentacioni planor ( plani detal urbanistik ose plan urbanistik për jashtë vendbanimit ose planit urbanistik për fshatin ose dokumentacioni planor urbanistik lokal)  

2. Proekt arkitektonik-urbanistik i vërtetuar nga organi kompetent përderisa me planin urbanistik ose me dokumentacionin planor urbanistik lokal është  e paraparë përgatitja e këtij proekti  

3. Proekti themelor në tre kopje me raport nga revizioni për proektin themelor ose raport me shkrim në pajtueshmëri për nostrifikim të proektit themelor nëse  i njejti është përpunuar jashtë shtetit.

4. Dëshmi për të drejtë ndërtimi (fletëpronësi me të drejtë të shkruar për pronësi ose me të drejtë të marrjes me qira afatgjate gjegjësisht të drejtën e shfytëzimit të tokës ndërtimore të kërkuesit ose kontratë për bartje të ndërtimit të tokës ndërtimore në fjalë)

5. Elaborat gjeodezik për të dhëna numerike për tokën ndërtimore.

Vërejtje:

Proekti themelor përmban studim për vlerësimin e ndikimit të proektit mbi ambientin jetësor gjegjësisht elaborat për mbrojtje të ambientit jetësor të miratuar nga organet kompetente, nëse me rregullat e lëmisë së ambientit jetësor është paraparë përpunim i studimit gjegjësisht elaborat për këto ndërtime.

  • Procedura e nxjerrjes së lejes për ndërtim

Komuna është e obliguar që në afat prej 15 ditësh nga pranimi i kërkesës që të shqyrtojë dokumentin e dorëzuar dhe të vërtetojë se e njejta a është e kompletuar, proekti themelor a është i përpunuar në pajtueshmëri me rregullat ligjore dhe dokumentacionit planor, dhe a është kërkuesi i vetmi bartës i të drejtës së ndërtimit.

Nëse dokumentet e parashtruara janë të kompletuara, organi kompetent është i obliguar që ti informojë subjektet kompetente për ujësjelljës, energji elektrike dhe infrastrukturën e kanalizimit  si dhe subjekte të tjera kompetente të vërtetuara me Ligjin për ndërtim, të cilët janë të obliguar të bëjnë shqyrtimin dhe kontrollin e proektit dhe të shënojnë në proçesverbal se a kanë ndonjë vërejtje.

Nëse proekti themelor është i përpunuar në pajtueshmëri me rregullat ligjore dhe dokumentacioni planor, subjektet kompetente për elektroenergji, ujësjellës dhe infrastrukturën e kanalizimit  gjegjësisht subjektet tjera kompetente nuk kanë vërejtje dhe parashtruesi është i vetmi bartës i të drejtës së ndërtimit, organi kompetent është i obliguar që të vërtetojë proektin themelor dhe të dorëzojë deri te parashtruesi njoftimin me llogarinë për pagesë të kompenzimit për rregullimin e tokës ndërtimore (shërbimet komunale).

Investitori është i obliguar të  paguajë kompenzimin për rregullim të tokës ndërtimore ose me komunën e Bogovinës të lidh kontratë për mënyrën e pagesës së kompenzimit për rregullimin e tokës ndërtimore në këste ose të lidh kontratë me të cilën do të vërtetohet se investitori do të rregullojë tokën ndërtimore në shpenzim të vetë ose të dorëzojë garancion bankar për pagesë të kompenzimit ose të vendosë hipotekë në interes të komunës, ndërsa komuna do të sjellë akt me të cilin investitori do të lirohet nga pagesa e kompenzimit.

Leje ndërtimi jepet në afat prej 5 ditë pune nga dorëzimi i dëshmisë për kompenzim të rregulluar të tokës ndërtimore (shërbimet komunale).

  • Procedura kur dorëzohet dokumentacioni i cili nuk është i kompletuar ose është i mangët

Nëse dokumentacioni i dorëzuar nuk është i kompletuar dhe/ose proekti themelor nuk është i përpunuar në pajtueshmëri me rregullat ligjore ose dokumentacionin planor, subjektet kompetente për elektroenergji, ujësjellës, dhe infrastrukturën e kanalizimit si dhe subjektet e tjera kompetente kanë vërejtje dhe/ose parashtruesi nuk është bartësi i vetëm i të drejtës për ndërtim, komuna është e obliguar të sjellë përfundim për ndërprerje të procedurës dhe të obligojë  parashtruesin që të largojë mangësitë e konstatuara dhe t'a plotësojë kërkesën në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të përfundimit.

Nëse parashtruesi nuk i largon mangësitë e konstatuara dhe nuk e plotëson kërkesën, organi kompetent është i obliguar të sjellë aktvednim për refuzim të kërkesës për leje ndërtimi në afat prej 7 ditësh nga kalimi i afatit për plotësim, dhe nëse parashtruesi i largon mangësitë e konstatuara dhe e plotëson kërkesën, organi kompetent është i obliguar të dorëzojë deri te parashtruesi njoftim me  llogarinë për pagesë të kompenzimit për rregullimin e tokës ndërtimore(shërbimet komunale) në afat prej 2 ditësh nga kompletimi i dokumentacionit.

 

Personi për kontakt në komunën e Bogovinës

Imrli Beqiri, idn

Nr tel: 044-371-500

Aktvendim

Aktvendim për vlerësim strategjik të mjedisit jetësor për P.U  f.Zherovjan Blok.7 P.N.7.1.kk

001Shkarko

Live Qendra

Live Stream

Shikimet e përmbajtjes : 818577