EVN në Bogovinë

Sot kryetari i komunës, z.Albon Xhemaili pati rastin të takojë drejtorin e EVN-së, me të cilin edhe levizën nëpër fshatrat e Komunës së Bogovinës, ku qytetarët patën mundësi të shpalosin kërkesat e tyre, ankesat, gjithashtu u bisedua dhe në cilat vende duhet të vendosen trafostacionet e reja, kyçjet e reja në rrjetin e EVN-së.
Gjithashtu, kryetari i Komunës së Bogovinës në koordinim me drejtorin e EVN-së bënë marrëveshje të vënies në funksion të ndriçimit publik.