Albon Xhemaili, i lindur mё 16.11.1971 nё Bogovinё, kreu shkollimin fillorё nё vendlindje. Ndoqi shkollimin e mesёm nё shkollёn Medicinale tё Tёtovёs, ku me vonё u zhvendos drejt Tiranёs pёr tё ndjekur studimet e larta nё Universitetin e Tiranёs, nё fakultetin e Mjekёsisё, dega Farmaci. Karrierёn e filloi duke ushtruar profesionin si farmacist nё vendlindje. Mё vonё, nga viti 2006 u punёsua nё Ministrinё e Shёndetёsisё nё Shkup, ku dhe momentalisht ёshtё bartёs i disa detyrave. Qё nga viti 2006 ekzekuton postin e kёshillёtarit dhe inspektorit nё sektorin e Farmacisё, Shkup. Nga viti 2006 deri nё vitin 2008 u emёrua “Kryetar I Bordit ekzekutiv” nё Fondin Shёndetёsor. Anёtar aktiv i Dhomёs sё Farmacistёve dhe grupeve punuese nga 2015, dhe sё fundmi pjesё e stafit tё Dr. Arben Taravarit. Albon Xhemaili ka kontribuar nё sferёn akademike duke numёruar disa punime dhe pёrkthime shkencore. Vijon studimet postdiplomike pranё universitetit Shёn Kirili dhe Metodi nё Shkup- Fakultetin e Farmacisё, nё degёn Menaxhim Mjekёsor me Farmako-ekonomi.