Efficient public lightening
Filluan trajnimet në kuadër të projektit 3Es: Arsim, Punësim dhe Barazi për gratë e bashkësive etnike, ku trajnimi i parë do të mbahet në komunën e Bogovinës nga data 03 Qershor 2013 deri më datë 07 Qershor 2013.
There are no translations available.
Oda ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në partneritet me Shoqatën për Zhvillim Lokal Rural dhe Agjencionin rajonal për zhvillim Senec – Pezinok-Sllovaki janë përgjegjës për implementimin e projektit “Arsim, punësim dhe barazi për gratë e bashkësive etnike”, financuar nga Programi operativ për zhvillimin e resurseve njerëzore 2007 – 2013, Instrumenti për ndihmë para-aderuese (IPA).
Page 1 of 41
Aktvendim
Aktvendim për vlerësim strategjik të mjedisit jetësor për P.U f.Zherovjan Blok.7 P.N.7.1.kk
Kush është në linjë
We have 2 guests online
Content View Hits : 91218

Komuna e Bogovinës, e cila është një ndër komunat më të reja në Republikën e Maqedonisë, në kufijtë aktual funksionon prej vitit 2006, kur u bashkuan komunat e mëparshme, e Bogovinës dhe e Kamjanit. Përfshin pjesën veri-perëndimore të Republikës së Maqedonisë, anën e majtë të lumit Vardar dhe luginën e Pollogut nën rrëzën e Malit Sharr. Komuna e ka sipërfaqen 143, 44 km
U lind më 21 mars, vitit 1959 në Bogovinë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe shkollën e mesme të ekonomisë në Gostivar. Më 1985 diplomoi në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë. Ka punuar si kontabilist i autorizuar prej 1985 deri më 1995. Pastaj deri më vitin 2000 ka qenë kryetar i Këshillit të komunës së Bogovinës,e gjatë periudhës 1998 deri më 2000 ka qenë drejtor i Fondit për rrugë lokale në komunën e Tetovës. Prej vitit 2000 deri më 2005 ka qenë kryetar i komunës së Bogovinës, pastaj prej marsit të vitit 2005 ka qenë udhëheqës i seksionit për ZHEL në komunë, prej vitit 2007 deri 2008 drejtor i NP ,,Shari". Flet gjuhën maqedonase, frenge dhe serbe. I përdor MS Word, MS Excel, Internet. Në zgjedhjet lokale të vitit 2009 për herë të dytë u zgjodh kryetar i komunës së Bogovinës
Këshilli i Komunës është organ përfaqësues i qytetarëve. Këshillin e Komunës e përbëjnë 19 përfaqësues të qytetarëve të zgjedhur në zgjedhje të përgjithshme, të drejtpërdrejta dhe të lira me votim të fshehtë. Mandati i anëtarëve të Këshillit zgjat 4 (katër) vjet.Anëtari i Këshillit nuk mund të revokohet.Të drejtat dhe obligimet e anëtarëve të Këshillit Anëtari i Këshillit ka të drejta dhe obligime të përcaktuara me ligj dhe me këtë Statut,të cilat i mer pasi ti verifikohet mandati.Të drejtat dhe obligimet e anëtarit të Këshillit janë:- Të propozojë shqyrtimin e çështjeve, dukurive dhe situatave që janë me rëndësi lokale për qytetarët e komunës;- Të ngritë iniciativa për sjellje të vendimeve dhe akteve të tjera në kompetencë të Këshillit si dhe të propozojë amandamente;- Të kërkojë nga administrata komunale, shërbimet publike dhe institucionet e themeluara ga komuna, të dhëna dhe informata të tjera për çështje që janë në kompetencë të Këshillit.



















